Në 142 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook”, ka kujtuar patriotët nga të gjitha viset shqiptare që u mblodhën për ta themeluar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e cila sipas Thaçit u bë organizata më e rëndësishme politike, ushtarake dhe ekzekutive për shqiptarët në gjysmën e dytë të shekullit të 19.

“Edhe pas gjithë këtyre viteve, ideatorët, burrështetasit dhe delegatët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbesin figura frymëzuese për popullin shqiptar. Rilindja Kombëtare si lëvizje kulturore dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit si organizatë politiko-ushtarake dhe kryengritjet e viteve 1908-1912 janë tri premisat themelore që çuan në krijimin e shtetit shqiptar”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar./21Media