Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar nga të gjitha partitë politike që të mos bëjnë presion mbi Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenca ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese argumentet për dekretin e mandatimit të Avdullah Hotit. Qenësore për demokracinë e Kosovës është që Gjykata Kushtetuese të punojë e pavarur pa presion nga e cilado palë. Askush nuk mund ta bllokojë vendin dhe institucionet e shtetit. Për këtë arsyeje ftoj që të gjithë të kontribuojnë në formësimin e institucioneve”, ka thënë Thaçi në një konferencë për media.

#Presidenti #HashimThaçi: Kushtetuesja të punoj e pavarur pa presione nga cilado palë

Gepostet von RTV21 am Freitag, 15. Mai 2020

Ai ka porositur që karantinimi në konvikte të bëhet pa qasje selektive politike, teksa ka falënderuar të gjithë mjekët dhe infermierët, por edhe IKSHP-në për punën e mirë kundër COVID-19

“Kosova deri tash është përballur me sukses me Covid-19. Ritheksoj edhe njëherë mirënjohjen e lartë për infermieret dhe tërë stafin mjekësor e IKSHPK për punën e palodhshme që kanë bërë në shërbim të qytetarëve”, tha Thaçi.

#Thaçi: Karantimi në konvikte të bëhet në mënyrë profesionale

Gepostet von RTV21 am Freitag, 15. Mai 2020