Pas takimit, presidenti Hashim Thaçi dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak mbajtën një konferencë për media para presidencës.

Pas takimit, presidenti Hashim Thaçi dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak mbajtën një konferencë për media para presidencës.

Kosova ka një të ardhme dhe  alternativë të vetme të jetë pjesë e familjes evropiane dhe në këtë drejtim do t’i falënderojmë të gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Thaçi tha se në takim me emisarin e BE-së për dialog kanë diskutuar për angazhimet që do t’i ketë ky i fundit për negociatat e Kosovës me Serbinë, shkruan rtv21.tv

Natyrisht çdo përpjekje që çon në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që nënkupton edhe paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor, është e mirëseardhur. Unë dua të besoj se do të kemi veprime konkrete dhe fitmprurëse për dy vendet dhe popujt tanë nga ky angazhim”, tha presidenti.

Thaçi tutje tha se ia ka konfirmuar qëndrimin zyrtar Lajçakut, se ky proces duhet të fillojë me liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ky proces duhet të pëmbyllet sa më shpejt të jetë e mundur, jo një proces i pafund, të mbyllet me njohje reciproke mes dy vendeve”, tha presidenti, duke shtuar se e ardhmja e Kosovës është e sigurtë duke qenë pjesë e perspektivës evropiane.

Para Lajçakut, Thaçi edhe njëherë konfirmoi pjesëmarrjen në diskutimet me Serbinë në Washington më 27 qeshor.

Nga ana e tij, Lajçak tha se pret bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në për këtë dialogun. Ndërsa theksoi se ende nuk e di nëse do të jetë pjesë e takimit në Washington.

Gjithçka që është arritur në dialog është rezultat i punës së përbashkët dhe të ngushtë mes SHBA-së dhe BE-së dhe pikërisht është kjo ambicie që të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe presim bashkëpunim shumë të ngushtë me SHBA-në”, theksoi Lajçak./21Media