Mbrëmë ka vdekur në moshën 92 vjeçare kompozitori dhe baritoni i mirënjohur shqiptar, Avni Mula.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se vdekja e kompozitorit të shquar shqiptar, është humbje madhe e kulturës kombëtare, familjes dhe miqve të tij.

“Brenda një periudhe të gjatë jetësore, Avni Mula kontribuoi në shumë fusha të artit muzikor, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe elitare. Lamtumirë maestro, lamtumirë Nderi i Kombit”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij “Facebook”.

Homazhet do të mbahen sot nga ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve në Tiranë./21Media