Presidenti kujton me krenari dhe respekt përkushtimin e dhe sakrificën e deputetëve

Presidenti kujton me krenari dhe respekt përkushtimin e dhe sakrificën e deputetëve

Sot bëhen 27 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut, e cila fuqizonte ligjërisht Deklaratën e Pavarësisë së 2 Korrikut.

Me këtë rast Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se me këtë datë, Kosova tregoi se cilat janë aspiratat e saj.

“Me 7 shtator 1990, Kosova tregoi se cilat janë aspiratat e saj: liri dhe drejtësi për të gjithë, duke i vënë këto parime në themelet e Kushtetutës së Kaçanikut”, ka shkruar i pari i vendit.

Hashim Thaçi tha se e kujtojmë me krenari dhe respekt përkushtimin dhe sakrificën e deputetëve të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës./21Media