Thaçi: Qytetarët duhet të vazhdojnë të rrinë në shtëpi

Thaçi: Qytetarët duhet të vazhdojnë të rrinë në shtëpi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i gëzuar për shërimin e pesë personave me koronavirus në Kosovë.

“Mbetem me shpresë e besim, që së shpejti do të shërohen edhe të tjerët”, ka thënë Thaçi.

Thaçi e ka përgëzuar stafin mjekësor për punën e mirë që po bën. “Qytetarët duhet të vazhdojnë të rrinë në shtëpi dhe të kujdesen për veten dhe më të dashurit e tyre!”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media