Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me Emisarin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, ka treguar se me të kanë biseduar miqësisht rreth arritjes së marrëveshjes reciproke Kosovë-Serbi.

“Mund të konkludoj se bashkëbisedimi ynë ka qenë korrekt, konstruktiv dhe bisedë e hapur e miqësore në drejtimin e gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë që do të nënkuptonte njohje reciproke dhe mundësinë që Kosova të anëtarësohet në OKB”, ka thënë Thaçi në një konferencë për media.

I pari i vendit tutje u shpreh se vazhdon të besojë fuqishëm se e ardhmja e vetme e Kosovës është të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, dhe në ketë drejtim sipas Thaçit BE natyrisht duhet të lëvizë sa më shpejtë në çështjen e liberalizimit të vizave./21Media