Pas katër ditëve intervistim nga Prokuroria Speciale në Hagë, presidenti Hashim Thaçi sot është kthyer në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook,  Thaçi ka falënderuar qytetarët të cilët kishin dal për të pritur atë pas kthimit nga Haga.

“Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju!”, ka shkruar Thaçi.

Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më…

Posted by Hashim Thaçi on Friday, 17 July 2020

 

Thaçi nesër do të iu drejtohet qytetarëve në ora 20:00, ku do të flas për intervistimin e tij në Hagë./21Media