Thaçi mirëpret marrëveshjen në Maqedoninë e Veriut: Shqiptarët janë faktor të vendimarrjes

 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Ai në një postim në Facebook ka uruar partnerët e koalicionit qeverisës në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

“Shqiptarët janë faktorë të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriut dhe në tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi.

E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve…

Posted by Hashim Thaçi on Tuesday, 18 August 2020

Bashkimi Demokratik për Integrim do të marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në mandatin e ri qeverisës, ndërsa në 100 ditët e fundit të mandatit kryeministri do të zgjidhet nga partia e Ali Ahmetit.

Kjo është bërë e ditur nga ana e kryetarit i LSDM-së Zoran Zaev, pas zyrtarizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje LSDM-BDI.

Ai tha se me partinë e Ali Ahmetit janë pajtuar që 100 ditë e fundit të qeverisë, kryeministri të propozohet nga BDI.

“Qeveria e Përzhinës më s’do të funksionojë për shkak të problemeve në të kaluarën. Por, kur vinë zgjedhjet, të gjitha partitë duhet të ndjehen të barabarta, kështu që LSDM do të pranojë që 100 ditë para zgjedhjeve, me propozim të BDI-së, të zgjidhet një kryeministër i ri”, ka thënë Zaev.

Back to top button