Kreu i shtetit, Hashim Thaçi e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Thaçi në një shkrim në Facebook u shpreh se ka qenë i bindur që çdo hap që ka ndërmarrë ka qenë në pajtueshmëri me Kushtetuesen, dhe këtë sipas tij e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese. Ai u shpreh se nuk duhet të humbet kohë për formimin e Qeverisë së re.

“Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën.

Kosovën e presin shumë sfida përpara, prandaj tash nuk duhet të humbet më kohë për formimin e Qeverisë së re, me legjitimitet të plotë nga Kuvendi i Kosovës.”, ka shkruar Thaçi./21Media