Në prag të Kurban Bajramit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ndarë Medaljen Presidenciale, humanistit Halil Kastratit për kontributin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Kastrati përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, ku edhe e ka falënderuar presidentin për vlerësimin e punës së tij dhe të gjithë bamirësit shqiptarë.

“Jam shumë i lumtur që puna veprimtaria jonë bamirëse e nisur 10 vjet më parë, tashmë është institucionalizuar. Falë punës së palodhshme të stafit “Jetimat e Ballkanit” dhe bamirësve shqiptarë anë e kënd globit, arritëm që të kemi bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore. Ky bashkëpunim po vlerësohet nga të gjithë. Në prag të Kurban Bajramit, një vlerësim të tillë na e bëri edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke na ndarë çmim për kontributin në fushën e humanizmit. Ky çmim shkon për të gjithë ju bamirës. Faleminderit President. Faleminderit bamirës. Zoti ju shpërbleftë të gjithëve”, ka shkruar Kastrati duke publikur edhe disa fotografi./21Media