Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ndau urdhrin “Hero i Kosovës” për dëshmorët Sejdi Osmani, Xhevat Osmani e Muhamet Gashi dhe për bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës, Qerim Kocën.

“Sot, urdhrin  Republika e Kosovës është e arritur e shumë brezave të familjeve atdhetare, që dhanë gjithçka për lirinë dhe krijimin e shtetit tonë.”, shkroi Thaçi në facebook.

Urdhri ‘Hero i Kosovës’ u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës të kohëve moderne nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përmban portretin e Skënderbeut. Është punuar në ari. /21Media