Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot në përvjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve ka uruar popullin dhe institucionet amerikane.

I pari i vendit është shprehur përmes facebook-ut se qytetarët e Kosovës janë përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e Kosovës.

“Ky 4 korrik shënon përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së SHBA-së, vendit më demokratik në botë. Ne ndajmë vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike. Zoti e bekoftë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Dokumenti i Pavarësisë së SHBA-ve ishte ratifikuar më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë./21Media