Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores/Shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Washington”, thuhet në dekretin e Presidentit.

Çitaku do të qëndrojë në Uashington deri në emërimin e ambasadorit të ri.

“Me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes së punës në misionin diplomatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadorja znj. Çitaku do të qëndroj në detyrë deri në emërimin e shefit të ri të misionit diplomatik dhe dorëzim pranimit të detyrës”, thuhet tutje në dekretin e Presidentit.

Më datën 24.9.2020 Çitaku përmes një letre drejtuar Presidentit Thaçi kishte kërkuar të lirohej nga detyra si Ambasadore e Kosovës në SHBA. Çitaku për me shumë se 5 vite ka përfaqsuar Kosovën në SHBA. /21Media