Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sonte u është drejtuar qytetarëve të vendit pas propozim-aktakuzës nga Specialja ndaj tij dhe kreut të PDK-së Kadri Veselit.

Thaçi ka thënë se nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet, ai do të jap dorëheqje.

“Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat. Kosova është shtet i ri, por udhëheqësit e saj duhet të sillen si burrështetas të vërtetë. Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam. Nuk do të lejoj që këto akuza false të zhvendosin vëmendjen e Kosovës nga marrja e vendit që meriton në bashkësinë ndërkombëtare, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë Thaçi.

Prokuroria Speciale në Hagë, ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit. Prokuroria pretendon se Thaçi dhe Veseli janë përgjegjës për krime lufte./21Media

Adresimi i presidentit Thaçi

Posted by RTV21 on Monday, 29 June 2020