Presidenti Hashim Thaçi, sot në konferencë për media u shpreh se rastet e fundit pozitive me koronavirus e rrezikojnë krejt atë që është arritur deri më tani.

Thaçi falënderoi institucionet shëndetësore të vendit dhe apeloi që të ruhet distanca fizike, të mbahen maska si dhe higjiena, pasiqë siç u shpreh ai, duke respektuar rekomandimet, ruhet jeta jonë si dhe ekonomia e vendit.

I pari i vendit deklaroi se nëse do të ketë përkeqësim të gjendjes, nga Covid-19, do të detyrohen t’i rikthejnë masat, prandaj, ai bëri thirrje që të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

#Thaçi Nëse do të ketë përkeqësim të gjendjes me #Covid-19, do të rikthehen masat

#Thaçi Nëse do të ketë përkeqësim të gjendjes me #Covid-19, do të rikthehen masat

Gepostet von RTV21 am Montag, 8. Juni 2020

Edhe drejtori i Institutit Kosovar të Shendetit Publik në Kosovë (IKSHP), Naser Ramadani, sot paralajmeroi  se nëse  qytetarët nuk  i përfillin rekomandimet, siç janë mbajtja e distancës fizike, higjiena personale dhe mbajtja e maskave, atëherë do të marrin masa më rigoroze deri në përkufizime të ndryshme të lëvizjes apo qarkullimit.  Ai sqaroi së virusi nuk e ka efektin e njëjtë si në fillim, por nëse e merr një qytetar, atëherë, sipas tij, i ka pasojat e njëjta.

Nga koronavirusi në Kosovë janë infektuar 1 mijë e 194 persona, 884 janë shëruar, ndërsa, 31 persona kanë vdekur, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese./21Media