Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka arritur në Tiranë dhe se në mbrëmje do të arrij në Kosovë.

Thaçi ka bërë të ditur se nesër do të iu drejtohet qytetarëve në ora 20:00, ku do të flas për intervistimin e tij në Hagë.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë!”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media

Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas…

Posted by Hashim Thaçi on Friday, 17 July 2020