Intervistimi ka vazhduar mbi pesë orë

Intervistimi ka vazhduar mbi pesë orë

Mes brohoritjeve të bashkëqytetarëve të mbledhur në mbështetje të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i shtetit, dikur ndër figurat kryesore të UÇK-së u paraqit  sot rreth orës 13:00 në selinë e prokurorisë speciale në Hagë për t’ju përgjigjur pyetjeve të prokurorëve. Intervistimi i tij po vazhdon për më shumë se pesë orë. Përpara se të hynte në prokurori, Thaçi deklaroi përpara mediave se aty ndodhej për të mbrojtur ëndrrën e tij, shtetin e pavarur të Kosovës.(Reporter: Burim ZARIQI)./21Media