Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një vizite në Shërbimin Klinik dhe Spitalor të Kosovës ku u takua me drejtorin Basri Sejdiu si dhe kreun e IKSHP-së, Naser Ramadanin.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një vizite në Shërbimin Klinik dhe Spitalor të Kosovës ku u takua me drejtorin Basri Sejdiu si dhe kreun e IKSHP-së, Naser Ramadanin.

Nga ambientet e QKUK-së, presidenti, apeloi tek qytetaret që të qëndrojnë në shtëpi gjatë këtyre ditëve si dhe t’i dëgjojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Rrini në shtëpi. Duke qëndruar në shtëpi, ju ruani vetën familjen dhe shoqwrinë ndaloni përhapjen e këitj virusi”, ka deklaruar Thaçi.

Ndërsa, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, deklaroi se mjekët janë të furnizuar mirë me pajisje mjekësore për mbrojtje nga Covid-19. Ai tha se QKUK ka mjaftë shtretër në dispozicion për pranimin e pacientëve që preken nga koronavirusi./21Media