"Vdekja e ish-eprorit të UÇK-së, Bislim Buja, është një humbje e madhe.."

“Vdekja e ish-eprorit të UÇK-së, Bislim Buja, është një humbje e madhe..”

Kreu i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Buja për vdekjen e ish-eprorit të UÇK-së, Bislim Buja. Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka thënë se është një humbje e madhe për familjen Buja dhe gjithë miqtë e tij.

“Vdekja e ish-eprorit të UÇK-së, Bislim Buja, është një humbje e madhe për familjen Buja dhe gjithë miqtë e tij. Familja Buja u shqua për kontributin e madh në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe gjithë miqve të tij!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Pas një sëmundjeje të gjatë, dje ka vdekur në moshën 51-vjeçare ish-eprori i lartë i Zonës Operative të Nerodimes, Bislim Buja.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 12:00, në varrezat e fshatit Bujan të Lipjanit./21Media