Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi u ka shprehur ngushëllime familjes Buzhala për vdekjen e kryefamilajrit, Bashor Buzhalës.

“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e Bashor Buzhalës, pas betejës së tij disa javore me virusin COVID-19. Bashori ishte një burrë i respektuar, i dashur dhe shumë i kujdesshëm në raport me të gjithë. Familjes Buzhala dhe gjithë të afërmve të tyre u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje. “. shkroi presidenti në Facebook.

Buzhala vdiq në moshën 72 vjeç si pasojë e Covid-19./21Media