Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Shefike Lladrovcit, nënës së heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovcit.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se familja Lladrovci ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në të gjitha periudhat e lëvizjes sonë kombëtare.

“Sot ndërroi jetë Nëna Shefkie Nika – Lladrovci, nëna e heroit të Kosovës, komandantit të shquar Fehmi Lladrovci. Familja Lladrovci ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në të gjitha periudhat e lëvizjes sonë kombëtare. Familjes Lladrovci dhe gjithë miqve të saj, i shpreh ngushëllimet më të thella për vdekjen e Nënës Shefkie. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se varrimi i nënës së tij bëhet sot në ora 18:00. /21Media