Thaçi ka thënë se është shokuar nga vdekja e Rexhepit

Thaçi ka thënë se është shokuar nga vdekja e Rexhepit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve dhe miqëve të Bajram Rexhepit. Thaçi ka thënë është shokuar nga lajmi i ndarjes nga jeta i ish-kryeministrit Rexhepi.

“Me dhembjen më të madhe e pranova lajmin për vdekjen e mikut tim, kolegut tim, Bajram Rexhepit, kryeministri i parë i Kosovës, burrështetas dhe politikan që ka prekur jetët e të gjithëve me urtinë e tij. Maturia, durimi, por edhe guximi për të vepruar kur duhej , ishin shembull për të gjithë kolegët e tij. Sinqeriteti, afërsia dhe respekti i tij ishin shembull për të gjithë miqtë e tij. Të gjithëve do të na mungojë si mik, si koleg, si shembull. Me mendjet dhe me zemrat tona jemi me familjen e Bajramit, duke i shprehur ngushëllimet më të thella e duke i uruar forcë e durim, por edhe krenari në këto ditë të vështira” ka shkruar Thaçi në Facebook. Ndërkohë që  dhimbjen për vdekjen e Bajram Rexhepi e ka shprehur edhe përmes rrjetit social “Twitter”.

Ndryshe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi i cili që disa kohë po qëndronte në Turqi për mjekim pas disa sulmeve në tru që i kishte, ka ndërruar jetë sot në moshën 63 vjeçare./21Media