Thaçi: Beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar

Thaçi: Beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjet dhe të afërmit e dy personave që kanë vdekur sot si pasojë e koronavirusit.

Thaçi ka thënë se beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar, ndërsa apeloi qytetarët që të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e dy qytetarëve tanë, si pasojë e virusit COVID19, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të tyre. Beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar. Vazhdoni t’i respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja. Ruani veten dhe familjet tuaja. Kështu e ndihmoni edhe personelin shëndetësor. HTH #RriNshpi”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media