Presidenti Hashim Thaçi  i është drejtuar qytetarëve nëpërmjet një video-mesazhi, një ditë pasi është kthyer në Kosovë nga Haga.

Ai tha se gjatë 4 ditëve në Gjykatën Speciale, ka kryer detyrimin e tij qytetarë dhe institucional, ku për rreth 30 orë tha se është njohur me të gjitha pretendimet e tyre dhe u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre.

Kam respekt për procesin e zbardhjes deri në fund, të së vërtës dhe rolin tim. Për shkaqe etike dhe kufizimeve ligjore nuk mund të hyjë në detaje konkrete të ketij ballafaqimi, po nuk mund të mos ndajë asgjë me ju”, u shpreh ai.

Thaçi tutje tha se sonte ka vendosur t’u thotë qytetarëve 3 gjëra kryesore, shkruan rtv21.tv

Siç e kam thënë si e kaperceva pragune Gjykatës, histroia e lavdishme e UÇK dhe shtetformimit të Kosovës së pavarur, nuk mund të rishkruhet nga askush. Nuk mund të rishkruhet kjo histori që është vulosur me gjakun e një populli të tërë në luftën për liri. Do të bëhet njëherë e pëgjithmonë e paprekshme nga askush.  E dyta, ky process është në vazhdën e 22 viteve të akuzave, shpifjeve dhe fabrikimeve të UÇK dhe popullit. Ky proces do të vulos rolin e UÇK-së si rol i pazëvendësuseshëm per lirinë e fituar. Keto perbuzje etnike, maltretim i shqiptareve qysh ne barkun e nenes, do të jetë një prej faqeve më të errëta të së shkuarës që kurrë më nuk do të rikthen në Kosovë. Dhe e treta, unë që pata fatin dhe nderin të kem rol në luftë dhe rrugën për pavarësinë e Kosovës, sot ndjehem më i bindur për vlerën e madhe që ka mundimi dhe sakrifica personale për të cuar dei në fund zbardhjen e kësaj historie 22 vjecçare”, theksoi Thaçi.

Për mua, tha presidenti, Kosova është gjithnjë e para.

Nëse për Kosovën isha gati të jap jetën kur isha i ri, tani si prind me thinja nuk kam fare dyshim që detyra ime është ta mbrojë Kosovën duke mos lejuar që ky proeces, që më përfshiu padrejtësisht mua dhe bashkëluftëtarët e mijë, të pengojë punët e mëdha që ka atdheu ynë”, tha presidenti.

Duke falënderuar të gjithë nga, siç u shpreh ai, thellësia e zemrës për këtë respekt dhe solidaritet , Thaçi kërkoi nga të gjithë që Kosovën ta vendosin mbi dallimet partiake dhe hatërmbetjet.

Kosova është edhe vizion. Është edhe borxhi që ua kemi fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë. Atyre që po rriten në këtë vend dhe atyre që do të lindin dhe jetojnë në këtë tokë që deshën të na e mohojnë, tokë të djegur dhe të përgjakur, ku ne të gjithë së bashku kemi detyrimin të ndërtojmë rrugën e bashkëjetesës demokratike dhe multietnike. Kështu e forcojmë demokracinë, rrisim mirëqenien dhe ndërtojmë urat e paqes së qëndrueshme mes vete dhe fqinjëve tanë“, theksoi ai.

Thaçi tha se u është mirënjohës të gjithëve dhe u përulet me respekt për besimin e tyre.

Unë dje isha një luftëtar në shërbim të Kosovës, ndërsa ju më keni dhënë gjithçka. Më keni besuar gjithçka që mund t’i jepet një njeriu në atdheun e tij, nga populli i tij. Për ndërtimin e Kosovës së re, Kosovës evropiane, atdhe i të gjithë qytetarëve të saj. Përulem me respekt për besimin tuaj. U jam mirënjohës përgjithmonë. Unë nuk isha i përkryer, por gjithmonë jam munduar ta bëj më të mirën për atdheun tim dhe për juve“,, përfundoi presidenti./21Media