"Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë"

“Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në hapjen e Samitit të Berlinit ka folur për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin.

 Situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar.”, ka shkruar Thaçi.

Sipas tij, duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, por të cilat sipas Thaçit nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme nga BE dhe shtetet anëtare.

Kjo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte. Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare.”, ka shkruar presidenti.

Presidenti Thaçi ka thënë që edhe pajtimi është i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

 Gjermania dhe Franca kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme.”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi ka thënë që një prej vendimeve të para që Bashimi Europian duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen!”, ka shkruar presidenti në Facebook.

Ky Samit është me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe të presidentit francez, Emmanuel Macron. Po ashtu, në këtë Samit po marrin pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor./21Media