Tregon se mund t’ia nisë një pune tjetër

Tregon se mund t’ia nisë një pune tjetër

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë se pas mandatit si president, ai do t’i kthehet familjes dhe jetës si qytetar jashtë politikes, ndonëse më parë kishte thënë se do të kandidojë përsëri për president të vendit.

“Unë mendoj se pas përmbylljes së mandatit, t’i kthehem vetvetes, t’i kthehem familjes. Do të japë kontributin tim gjithmonë për vendin, por si qytetar.Unë e kam menduar gjatë, vlerësoj se do t’i kthehem vetvetes. Do të bëjë ndonjë punë tjetër jashtë politikës”, ka thënë Thaçi  ka thënë Thaçi në një intervistë televizve.

Presidenti ka shtuar se largimi nga skena politike është emancipim dhe nuk duhet marrë si traumë. Po ashtu, Thaçi ka theksuar se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk ka pasur më ndonjë aspiratë tjetër politike. /21Media