Sulmi në Nice të Francës, i cili dyshohet se është me motive terroriste la të vdekur tre persona dhe disa të plagosur mëngjesin e sotëm.
I pari i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dënuar sulmin në Francë, me anë të një shkrimi në profilin e tij në “Twitter”.

“E dënoj sulmin terrorist në Nicë. Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Francës në këtë moment të vështirë, mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Terroristët nuk do të fitojnë kurrë”, ka shkruar Thaçi.

Kryebashkiaku i Nicës, Christian Estrosi tha se gjithçka tregonte për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”./21Media