Dje në Tiranë është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për themelimin e Ligës Unike të Basketbollit Shqipëri-Kosovë.

Lidhur me këtë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë së ky është një hap i natyrshëm dhe i shumëpritur.

“Liga Unike e Basketbollit 🏀, një hap i natyrshëm dhe i shumëpritur”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarët e federatave përkatëse të basketbollit të Kosovës dhe Shqipërisë, Arben Fetahu, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, përkatësisht Avni Ponari, Kryetar i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Marrëveshja u nënshkrua në praninë e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Vlora Dumoshi, Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Besa Shahini, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, Valdete Bajrami dhe Kryetarit të FIBA Europe, Turgay Demirel./21Media