Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar nënën e tij me rastin e ditëlindjes së 83-të. Thaçi  ka folur për sakrificat e nënës dhe për përkshtimin e saj ndaj fëmijëve.

Nana sot i mbushi 83 vjet. Mbi supet e saj tashmë rëndojnë tetë dekada dhe tri vjet jete jo të lehta. Na ka rritur me shumë përkushtim, duke na e mësuar dashurinë për njëri-tjetrin, për familjen dhe mbi të gjitha për atdheun, përkundër vështirësive. Në çdo hap të jetës sime më ka përcjell bekimi i saj. Më ka përcjell këshilla për një jetë të ndershme, me dinjitet, sepse njeriu ka vetëm një jetë.”, shkroi presidenti në Facebook.

Ai tutje u shpreh i lumtur se e ëma arriti ta përjetojë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“E përjetoi ëndrrën që mbesat dhe nipërit të rriten në Kosovën e sotme, të qetë dhe me ëndrra si gjithë moshatarët e tyre kudo në botën e lirë. Sot nana është e rrethuar me dashurinë e pakufishme të trashëgimtarëve të shumtë, të cilët i dëshirojnë shëndet, pleqëri të mbarë dhe lumturi të pafund.“, parfundoi Hashim Thaçi./21Media

Nanë, gëzuar ditëlindja e 83-të ❤️Nana sot i mbushi 83 vjet. Mbi supet e saj tashmë rëndojnë tetë dekada dhe tri vjet…

Gepostet von Hashim Thaçi am Dienstag, 4. August 2020