Thaçi ia bën me dije Kurtit se është në pritje të emrit për mandatar

Thaçi ia bën me dije Kurtit se është në pritje të emrit për mandatar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shkruar edhe një letër kreut të Qeverisë, Albin Kurti. Në letrën e tij të tretë drejtuar Kurtit, Thaçi i ka bërë të ditur se është duke pritur emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Thaçi i jep ultimatum Kurtit, që brenda “një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi, të propozoni kandidatin për kryeministër për të formuar Qeverinë”.

Në fund i ka kërkuar Kurtit që pa humbur kohë ta bëjë propozimin për kandidatin/en për kryeministër./21Media