Sot janë bërë 2 vjet që nga vdekja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri. Me këtë rast presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kujtuar punën e palodhshme që bëri Vokrri për sportin kosovar.

“Dashurinë për futbollin e shndërroi në kontribut jetësor për Kosovën. Në dyvjetorin e vdekjes e kujtojmë legjendën Fadil Vokrri, i cili e zhvilloi dhe ndërkombëtarizoi sportin kosovar në arenën ndërkombëtare. Me profesionalizimin, urtësinë dhe vizionin e tij, Vokrri arriti ta anëtarësoi Kosovën në UEFA dhe FIFA. Gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij “Facebook”.

Në nderim të veprimtarisë së Vokrrit, sot ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, vendosi kurora me lule te varri i tij.

Fadil Vokrri vdiq mëngjesin e 9 qershorit të vitit 2018 pas një sulmi kardiak./21Media