Thaçi nis konsultat me liderët politikë

Thaçi nis konsultat me liderët politikë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot pret në takime të ndara konsultative kryetarët e tri subjekteve më të mëdha politike.

Në orën 10:00, presidenti e pret në takim konsultativ kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin. N ë orën 10:30, e pret në takim konsultativ kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën. Kurse në orën 11:00, presidenti takohet me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

Zyra e Presidentit njoftoi se si rrjedhojë e masave të ndërmarra kundër virusit COVID19 dhe rekomandimeve të personelit shëndetësor për ta ulur rrezikun, për shkak të hapësirës së papërshtatshme për dhjetëra gazetarë, fotografë e kameramanë në Zyrën e Presidentit, Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun do të përkujdesët që mediave t’ua dërgojë pamjet vizuale dhe fotografitë e këtyre takimeve./21Media