Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 dhe numrit të viktimave. Thaçi në një shkrim në Facebook u shpreh se rritja e numrit të viktimave është dëshmi se rreziku nga pandemia është ende i lartë. Kërkoi nga qytetarët respektim të masave.

“Rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë. Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale.”, ka shkruar ai në Facebook.

Prej sot, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat: Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri. Kjo pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës e cila është marrë mbrëmë./21Media