Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se deklaratat e disa zyrtarëve serbë ndaj viktimave civile të luftës “e dëmtojnë dialogun” dhe “i minojnë përpjekjet e përbashkëta për pajtim”.

Në një postim në Twitter, Thaçi tha se deklaratat fyese të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ndaj viktimave civile të luftës, të vrara nga regjimi i Millosheviqit, “janë dëshmi se Serbia nuk i ka ndryshuar ende politikat e saj fashiste ndaj Kosovës”.

“Veprime të tilla e dëmtojnë dialogun dhe minojnë përpjekjet tona të përbashkëta për pajtim”, ka shkruar Thaçi.