Thaçi: Brukseli ka rol dëshpërues në dialog

Thaçi: Brukseli ka rol dëshpërues në dialog

Pas kërkesës së dytë të presidentit Hashim Thaçi drejtuar kryetares së Kuvendit për të thirrur seancë për sot në orën 16:00 ku do të raportonte për vizitës e tij në Shtëpinë e Bardhë, kryeparlamentarja Osmani në përgjigjen kthyer presidentit shkruan se kërkesa është dashur të dërgohet disa ditë më herët, në mënyrë që Kuvendi të ketë kohë për ta organizuar seancën. Sipas kryeparlamentares kërkesa e presidentit për raportim do të trajtohet që në mbledhjen e parë të Kryesisë e cila do të mbahet pas 9 marsit.
Gjatë ditës presidenti Hashim Thaçi tha se askush nuk mund ta uzurpoj Kuvendin sepse ky institucion është i qytetarëve. Deklaroi se nëse udhëheqësja e Kuvendit nuk ja lejon atij raportimin para deputetëve, ai do t’i thërras kryetarët e partive politike në takim, gjithashtu përmes mediave tha se do t’i informojë qytetarët për takimet e tij.(Teksti- Burim Zariqi, kamera- Berat Bahtiri)./21Media