Presideni i vendit, Hashim Thaçi është shprehur i pikëlluar me humbjen e jetës së dy minatorëve në Minierën e Artanës të cilët ishin duke punuar, kur dyshohet se ndodhi shembja e dheut.

Thaçi shprehu ngushëllime familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës.

 

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismat Hashani për portalin rtv21.tv informoi se të gjithë minatorët e tjerë që ishin brenda kanë shpëtuar dhe kanë arritur të dalin në sipërfaqe./21Media