Thaçi: Shumë shpesh abuzuesit dinë me qenë manipulatorë të sjelljes së tyre

(Lajm i përditësuar)
Psikologu Petrit Thaçi në ”21 Drejtpërdrejt” të RTV21 duke komentuar vrasjen e 63 vjeçares që dyshohet se u vra sot nga bashkëshorti i saj në Prishtinë tha se çrregullimet në formë të personalitetit kanë këtë aftësi te kontrollojnë shfaqjen e jashtme.
‘’Shumë shpesh abuzuesit dinë me qenë të msheftë, manipulatorë të sjelljes së tyre në publik prandaj çrregullimet në formë të personalitetit kanë këtë aftësi te kontrollojnë shfaqjen e jashtme dhe në disa momente ajo behet vulgare brenda mureve të shtëpisë’’, tha Thaçi.
Shkaqet që e shtyjnë një person të kryjë vrasje brenda familjes, flet psikologu Petrit Thaçi
Pas vrasjes së gruas 63 vjeçare në Prishtinë që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, psikologu Petrti Thaçi në ”21 Drejtpërdrejt” të RTV21 foli për shkaqet që e shtyjnë një person të kryjë vrasje brenda familjes.
”Është ngjarje problematike, një ngjarje që ka shokuar opinion edhe mua pa dyshim si një profesionist që trajtoj në përditshmëri problemet me natyre të problematikave mendore, padyshim se shkaqet kryesore mund t’i hasim dhe t’i gjejmë në shëndetin mendor. Mund te flitet për një gjendje të rënduar të shëndetit mendor çrregullimeve të formave të ndryshme  që mund t’i hasim edhe si çrregullime psikotike me aspekte te skizofrenisë, çrregullime të personalitetit antisocial, çrregullime të humorit’ ’tha ndër tjera Thaçi./21Media

Back to top button