Thaçi, ka uruar komunitetin rom me rastin e ditës së tyre

Thaçi, ka uruar komunitetin rom me rastin e ditës së tyre

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës Botërore të Romëve ka thënë se ky komunitet luan rol të rëndësishëm dhe është pjesë aktive e jetës politike e institucionale dhe se si shtet krenohemi me romët.

Thaçi ka theksuar se do të ketë angazhim të vazhdueshëm për avancimin dhe integrimin e komunitetit rom në çdo sferë të jetës.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, komunitetit rom të Kosovës i shpreh urimet më të mira. Në Republikën e Kosovës komuniteti rom luan rol të rëndësishëm dhe është pjesë aktive e jetës politike dhe institucionale. Si shoqëri dhe si shtet ne krenohemi me komunitetin rom, ashtu si me të gjitha komunitetet tjera, që janë pasuri e shoqërisë sonë. Ashtu si deri tani, do të angazhohemi edhe më shumë për avancimin dhe integrimin e komunitetit rom në çdo sferë të jetës sonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /21Media