Mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike

Mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Thaçi ka thënë se me Erdogan ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Thaçi ka kërkuar nga Erdogan, mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës.

“Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media