Presidenti i vendit Hashim Thaçi sot është takuat me ambasadorët e QUINT-it.

Thaçi në takimin me ambasadorët tha se i ka infpormuar ata që Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës duhet të respektohen nga të gjithë.

“Pata një takim me Ambasadorët e QUINT-it për të diskutuar çështjet aktuale politike në Kosovë. I informova ata për hapat e krijimit të qeverisë së re në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet dhe theksova se të gjithë duhet të respektojnë rendin kushtetues të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në twitter.

Takimi i Thaçit me QUINT-in vjen menjëherë pasi është bërë publike se ka mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër. /21Media