Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim ditën e sotme homologun e tij kosovar, Hashim Thaçin.

Fokus i bisedimeve me sa duket janë zhvillimet politike të ditëve të fundit në Tiranë dhe Prishtinë.

Thaçi deklaroi dje në media se ka ardhur në Shqipëri për një vizitë miqësore, për të takuar liderët politikë për shkak edhe të zhvillimeve të fundit politike në të dy vendet.

Pasi e përcolli deri në “pragun e shtëpisë’,  Presidenti Meta dhe homologu i tij Thaçi shkëmbyen përshëndetje “me dorë në zemër” për shkak të Covid-19.

Derisa Thaçi doli nga Presidenca, Meta priti në takim diplomaten amerikane për reformën zgjedhore./oranews