Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Për takimin, Thaçi ka njoftuar përmes llogarisë në Twitter, ku ka thënë se me Lajcakun ka zhvilluar bisedë të shkëlqyeshme.

“Bisedë e shkëlqyer me Miroslav Lajçak në Bruksel. Dialogu nuk ka alternativë. Kosova dhe Serbia duhet që të arrijnë marrëveshjen finale. Ne kemi nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për ne. Duhet të veprojmë. Lajcaku ka mbështetjen time në këtë proces”, ka shkruar Thaçi./21Media