Dy ditë pas largimit të masave të reciprocitetit, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se vendi është gati për dialogun me Serbinë. Me qëllim siç tha, njohjen reciproke dhe përshpejtimin për anëtarësim në OKB. Për të arritur këtë, i pari i shtetit në një konferencë për media sot kërkoi unitet nga spektri politik.

“Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog, e kërkon njohjen reciproke dhe përshpejtim të rrugës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Në këtë, Kosova është bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë aleatët e tjerë. Nuk kemi çka të hezitojmë, është një rrugëtim i sigurt që ne kemi shpresë dhe do të përmbyllet sipas vullnetit të qytetarëve të vendit”, tha Thaçi.

Kreu i shtetit tha se përballë Serbisë do të jenë të bashkuar me të gjithë, derisa tha se nuk janë në garë për të marrë primatin se kush do të kryesojë këtë dialog.

Kush do ta udhëheq #dialogun me #Serbinë, flet #Thaçi

Kush do ta udhëheq #dialogun me #Serbinë, flet #Thaçi

Gepostet von RTV21 am Montag, 8. Juni 2020

I pyetur nga gazetarët se a mund të arrihet marrëveshje me Serbinë brenda vitit, presidenti Thaçi tha se ka besim që gjërat do të lëvizin në drejtim të duhur.

A do të arrihet marrëveshja me Serbinë brenda këtij viti?

A do të arrihet marrëveshja me Serbinë brenda këtij viti?

Gepostet von RTV21 am Montag, 8. Juni 2020

I pyetur për mundësitë e shpalljes së gjendjes jashtëzakonshme, i pari i shtetit, tha se e urren fjalën gjendje e jashtëzakonshme, por sipas tij, rrethanat ishin të tilla dhe tani është e përmbyllur kjo ide.

#Thaçi më heret kërkonte gjendje të jashtëzakonshme, mirëpo thotë se e ka urryer gjithmonë këtë fjalë

#Thaçi më heret kërkonte gjendje të jashtëzakonshme, mirëpo thotë se e ka urryer gjithmonë këtë fjalë

Gepostet von RTV21 am Montag, 8. Juni 2020