Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar infermierët dhe personelit shëndetësor për punën e tyre.  

“Në këto ditë të vështira të pandemisë rastisi të jetë edhe Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, këtij misioni fisnik dhe human në shërbim të shëndetit të qytetarëve, pa dallime, anembanë botës.

“Kjo ditë për ne në Kosovë është mundësi e mirë që t’u shprehim falënderim të madh të gjithë infermierëve dhe personelit shëndetësor për punën e përditshme të tyre, me shumë sfida e peripeci, në kujdes të përhershëm për qytetarët, familjet dhe komunitetet në përgjithësi”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij “Facebook”.

Presidenti u shprehu mirënjohje të pakufishme të gjithë infermierëve, që me punën dhe përkushtimin e tyre./21Media