Thaçi me një mesazh urimi

Thaçi me një mesazh urimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ua ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë.

Thaçi ka thënë se është i lumtur që Kosova ka harmoni dhe tolerancë ndëretnike, ku secili i gëzohet festave të të gjitha komuniteteve.

“Me rastin e Pashkëve ortodokse, të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj këtë festë me besimin në vlerat pozitive religjioze, ndjenjat e mirësisë dhe respektin e ndërsjellë për njëri-tjetrin. Jam i lumtur që shtëpia jonë, Republika e Kosovës, ka harmoni dhe tolerancë ndëretnike, ku secili i gëzohemi festave të të gjitha komuniteteve”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media