Në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, për të tretën ditë me radhë, ka arritur sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për tu intervistuar.

Edhe sot para hyrjes në objektin e Dhomave të Specializuara, Thaçi nuk u prononcua për mediat, shkruan rtv21.tv.

Dy ditë me radhë, presidenti u intervistua nga gjashtë orë. I pari i vendit, pas intervistimit të së martës, nuk u prononcua fare për media.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se më 24 prill ka bërë një propozim-aktakuzë për krime të supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë./21Media