Presidenti i vendit, Hashim Thaçi edhe sot ka vazhduar me akuza ndaj Qeverisë në detyrë.

Në Facebook, Thaçi ka publikuar disa pamje që sipas tij dëshmojnë “një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara”.

Thaçi ka deklaruar se është koha që të përballen me drejtësinë./21Media