Thaçi dje filloi konsultat me liderët politikë

Thaçi dje filloi konsultat me liderët politikë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje filloi konsultimet me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj qeverisë.

Thaçi, sot në orën 10:00, pret në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn. Në orën 10:30, do të takohet me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. Ndërsa, në ora 11:30 presidenti takohet me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj

Gjithashtu, Thaçi sot pret në takim edhe përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus.

Presidenti i vendit, dje zhvilloi takime të ndara konsultative kryetarët e tri subjekteve më të mëdha politike, VV-ës, LDK-ës dhe PDK-ës /21Media