Në ditën kur ambasadori Grenell bëri të ditur se më 27 qershor do të mbahet takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Hashim Thaçi edhe njëherë ka theksuar se nuk ka ndonjë agjendë të fshehur dhe se nuk ka asnjë marrëveshje në prapaskenë mes dy vendeve.

Vërejtjet nga disa ekspertë mbi dialogun midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë të dobishme. Nuk ka ndonjë agjendë të fshehur. Nuk ka asnjë marrëveshje në prapaskenë. Nuk ka asnjë plan sekret“, shkroi presidenti në Twitter.

Presidenti tutje shkroi se “inkurajoj fuqishëm të gjithë që të bashkohen në këtë proces dhe të na ndihmojnë të gjithë neve dhe rajonin, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme afatgjate ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Sipas Thaçit, falë SHBA-ve dhe aleatëve tjerë ka ardhur koha për të prodhuar në vendet tona dhe rajon paqen finale./21Media